Presidentja: Do të angazhohem maksimalisht në kultivimin e marrëdhënieve miqësore me Turqinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, ku po qëndron me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, gjatë ditës së sotme ka bërë nderime në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut – Anıtkabir.
Presidentja Osmani ka thënë se në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut – Anıtkabir, nderova themeluesin e Republikës moderne të Turqisë, në vizitën e parë zyrtare në Ankara.
“Do të angazhohem maksimalisht në kultivimin e marrëdhënieve miqësore me Turqinë, duke e parë këtë shtet si një aleat me peshë të veçantë në NATO dhe faktor të paqes e stabilitetit rajonal!”, ka theksuar Presidentja Osmani.
kaynak:https://president-ksgov.net/sq/lajme/presidentja-do-te-angazhohem-maksimalisht-ne-kultivimin-e-marredhenieve-miqesore-me-turqine